Minishengeni/ Ngjela: Mungon studimi se kush janë përfitime ekonomike të Shqipërisë nga ky projekt!

17 Dhjetor 2020, 22:02 | Përditesimi i fundit: 2020-12-17 22:19:16

Avokati Spartak Ngjela ka shprehur rezervat e tij në lidhje me Minishengenin duke u shprehur se fillimisht ky projekt duhet të konsultohej me ekspertët ekonomik në vend për të kuptuar se kush janë humbje dhe fitimet ekonomikë të Shqipërisë. Ngjela tha në "Repolitix" se kjo marrëveshje para së gjithash është ekonomike e pastaj politike, ndërsa shtoi se administrata e re e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Joe Binden do të jap mendimin e saj dhe do të vendos në të mirë të shqiptarëve, jo si Trump që sipas Ngjelës bëri gabime jo të vogla në interes të shqiptarëve.