Ministeriali i Ministrave të Jashtëm në Tiranë, Baerbock: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik Procesin e Berlinit

6 Tetor 2023, 09:59 | Përditesimi i fundit: 2023-10-06 12:25:49

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.

Në fjalën e saj në pritje të nisjes së samitit me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve, Baerbock tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik proçesin e Berlinit.