Ministri Hasani: Serbia të zhvillojë hetim serioz për bandën kriminale që sulmoi Kosovën

6 Tetor 2023, 14:16

Ministri i Jashtëm Igli Hasani i ka bërë thirrje Serbisë që të zhvillojë një hetim serioz lidhur me grupin kriminal që sulmoi Kosovën më 24 shtator ku mbeti vrarë polici Afrim Bunjaku. Në konferencën pas takimit të ministerialit mes ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, Hasani tha se qëndrimi i Shqipërisë për procesin e dialogut është i pandryshuar. Njëjtë si Rama, ai thotë se formati i dialogut duhet të zhvillohet si një konferencë ndërkombëtare.