Ministri i Brendshëm mbledh krerët e Policisë së Shtetit: Të vendosur ndaj luftës anti kanabis, brenda viti nis kontrolli i territorit me satelit dhe dron

29 Janar 2022, 15:49 | Përditesimi: 29 Janar 2022, 17:04

Nga mesi i këtij viti i gjithë territori i vendit tonë do të monitorohet nga satelitët, të cilët do t’i vijnë në ndihmë Policisë së Shtetit në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në një takim me policinë, Ministri i Brendshëm kërkoi angazhim maksimal, ndërsa deklaroi se ata kanë zero presion politik në punën e tyre.

KT/Shqiptarja.com