Ministri i Brendshëm takim me studentë e pedagogë: Investimet në teknologji 5-fishohen, reformojmë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore

25 Janar 2022, 17:44

Modernizimi përmes dixhitalizimit dhe investimeve në teknologji, si dhe reformimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë dy nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet puna e Ministrisë së Brendshme përsa i përket Policisë së Shtetit. Kështu është shprehur ministri Bledi Çuçi gjatë një diskutimi me studentë dhe pedagogë në Universitetin Barleti.