Duke prezantuar projektbuxhetin e vitit 2021 për dikasterin e tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri me dije se është planifikuar ngritja e një sistemi të ngjashëm me atë të TEAMS, që do të monitorjë vizitat në burgje.
“Sot këtu në seancë mund të pohoj se vizionet e kësaj qeverie bëhen realitet me këtë buxhet. E tillë është reforma në drejtësi, sot me buxhetin 2022 mbështetja buxhetore shkon në 84 mln euro, ku përfshihen edhe rritje pagat për SPAK dhe BKH. Është viti i tretë që parashikohet rritja e rrogave për punonjësit e policisë së burgjeve. PROJEKTBUXHETI që parashikon rritJe me 98% për agjencinë e rritjes së pronave. Projektbuxheti është për ministrinë e drejtësi 11.78 ,miliardë lek 27 miliardë lek më shumë se pb i viti 202. Duke u nisur siç e kam deklaruar edhe në Komisionin ligjeve, infrastruktura e re në burgun e shugollit do na krijojë mundësinë që burgu i Zaharisië të mbyllet dhe personat të ,marrin ndihmën në një institucion tjetër. Do ngremë një sistem të ngjashëm me sistemin Teams për të kontrolluar vizitat në burgje”, tha Manja.


















