Ministri Mete në kongresin e PS-së: Paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti

8 Dhjetor 2023, 14:38

Ministri i Financave Ervin Mete është optimist për rritjen e ekonomisë vitin e ardhshëm, 2024. Ndërsa për këtë vit dalja nga lista gri, vlerësimi pozitiv nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Banka Botërore dhe nga agjenci vlerësimi prestigjioze, si Standard and Poor’s, jo vetëm ndikojnë në reputacionin dhe imazhin e vendit, por përmirësojnë klimën e biznesit dhe lehtësojnë edhe transaksionet financiare dhe bankare.