Ministria e Bujqësisë: Gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Dibër e Korçë! Mbi 358 mijë pula të ngordhura, 39 mijë u groposën dje

23 Mars 2022, 14:25 | Përditesimi: 23 Mars 2022, 14:25

Ministria e Bujqësisë bën me dije vatrat ku është konfirmuar gripi i shpendëve.

“Nuk ka asnjë rast që sëmundja kalohet nga konsumi i nënprodukteve të shpendëve, AKU është në terren, aktualisht zonat në karantinë, Durrës me qendër Rashbull, Dibër në Rethkalë, një rast pozitiv në shpend oborri, Korçe në Prespë të Vogël, te pelikani kaçurrel. 358 520 shpendë nga të cilat, dje janë groposur 39 mijë shpend. Sot jemi në proces vendimmarrje për masat e reja”, tha Zv.ministrja Ermira Gjeci.

r.k./Shqiptarja.com