Ministria e Drejtësisë bën ligj për mjekësinë ligjore, parashikon ekspertiza edhe privatisht! Instituti me këshill shkencor, shtohet edhe zëvendësdrejtori

31 Tetor 2023, 17:05

Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin që rregullon me ligj funksionimin e Insitutit të Mjekësisë Ligjore, duke parashikuar se çdokush që dëshiron ta kundërshtojë një ekspertizë, mund të kërkojë përsëritjen e saj privatisht, kundrejt pagesës. Kjo është ndërhyrja e parë ligjore që bëhet ne reformimin e Mjekësisë Ligjore e cila do të ketë edhe një këshill shkencor.