Ministrja e Ekonomisë i përgjigjet Bashës: Forcojmë luftën kundër pastrimit të parave! Kullat në Tiranë janë zhvillim

2 Dhjetor 2021, 13:53

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Kuvend se qeveria do të angazhohet më fort kundër pastrimit të parave. Ibrahimaj theksoi se kanë ndërmarrë një nismë ligjore të rishikimit të ligjit organik, të drejtorisë së parandalimit të parave. Ajo bëri me dije se qëllimi i këtij ligji është fuqizimi i mekanizmit parandalues së pastrimit të parave. Ministrja iu përgjigj edhe kryedemokratit Basha i cili tha se kullat e larta në Tiranë po bëhen me paratë e drogës. Ibrahimaj tha se në perceptimin e saj, ndërtimi i kullave tregon zhvillim.