Ministrja e Infrastrukturës: Qeveria liron Ardi Veliun dhe Dallëndyshe Bicin

31 Gusht 2022, 10:30

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka lajmëruar se me vendimin e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë liruar nga detyra dy zëvendës ministra.

“Lirimi nga detyra i zv. ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”.- tha Balluku.