Ministrja e Jashtme takon ekipin përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit: Mundësi unike për promovimin e interesave të shqiptarëve në botë

9 Dhjetor 2021, 09:38

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Ministrja Xhaçka theksoi se mandati në Këshillin e Sigurimit do t'i japë Shqipërisë mundësinë për t'u dëgjuar e për të kontribuar në platformën më të rëndësishme të politikës globale.