Ballkani i Hapur/ Ministrja gjermane në Tiranë: Mbështesim nismat rajonale për treg të përbashkët, Shqipëria gati për negociatat! Ahmetaj: Integrimi s’mund të pengohet nga lojëra të vendeve të treta

18 Janar 2022, 10:42 | Përditesimi: 18 Janar 2022, 14:27

Pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, ndalesa tjetër e ministres gjermane të Europës, Anna Luhrmann ka qenë Tirana. Ajo  është pritur nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Ky i i fundit në konferencën për mediat vuri theksin se Shqipëria i ka bërë detyrat për integrimin në Bashkimin Europian. Ai tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri, pasi sipas saj nuk duhet lënë një vakum për t’u përdorur si lojë nga vendet e treta.

r.k./Shqiptarja.com