Miratoi e vetme rezolutën, PS nis punën për Komisionin e Posaçëm për reformat dhe antikorrupsionin! Burime: Nuk do të ketë bashkëdrejtim

28 Maj, 16:18 | Përditesimi i fundit: 2024-05-28 21:23:10

Mazhoranca ka nisur nga puna për ngritjen e komisionit të posaçëm pas votimit në parlament të rezolutës anti-korrupsion. Mundësia e bashkëdrejtimit me opozitën është “zero” duke i lënë mundësinë e vetme opozitës që nëse do të pranojë, të ulet në tryezë por pa të drejtë vetoje apo negocimi.