Mirditë/ Transportonin 38.8 kg kanabis, braktisin 5 thasët e drogës sapo shikojnë policinë. Identifikohen 3 poseduesit (EMRAT)

11 Shtator, 14:59 | Përditesimi: 11 Shtator, 14:59

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike është goditur nga policia e Mirditës, teksa 3 persona janë shpallur në kërkim.

Dy vëllezër dhe një bashkëpunëtor i tyre po transportonin 5 thasët me kanabis me peshë 38.8 kg në aksin rrugor  “Shpal – Blinisht”.

Sapo ata panë policisë, braktisën thasët me kanabis dhe u arratisën duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.

r.k./Shqiptarja.com