Misteri i madh/ Ku i gjeti Sali Berisha miliona euro për financimin e 27 ‘Foltoreve’, fushatës publicitare, eskortës, truprojave, karburantit, biletave dhe avokatit francez?!

9 Dhjetor 2021, 22:38 | Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 22:38

TIRANË- Sa vijnë e shtohen dyshimet sa i takon burimit të parave të Sali Berishës për të mbuluar financiarisht aksionin e tij politik, pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 maj 2021, por sidomos pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat. Në një kohë kur akuzon Lulzim Bashën për fshehjen e burimit të mbi 600 mijë USD për lobim  në SHBA përmes qarqeve ruse, Sali Berisha mbulon me alibi, heshtje dhe mister burimin e shpenzimeve për gjyqin kundër SHBA në Francë dhe mbajtjen e rreth 27 foltoreve. 

KT/Shqiptarja.com