Mitingjet e Bashës për fushatë, 54% e shqiptarëve: Po kërcënon shëndetin publik!

7 Prill 2021, 22:13

Në këtë sondazh të gjashtë të institutit Piopoli dhe Report Tv është matur opinioni publik edhe sa i përket çështjes së mitingjeve që vihen re nga opozita shqiptare në kuadër te fushatës elektorale, gjë që është bërë edhe një prej temave kryesore të këtyre ditëve. Më shume se gjysma e shqiptarëve, 54% e tyre, e shohin si kërcënim të shëndetit publik atë që po bën Basha ndërkohë që 29% e të pyeturve thonë se të gjitha partitë po i shkelin masat, por ajo që vihet re është një 14 përqindësh, pra 1 në 7 të pyetur, thotë se të fitosh zgjedhjet është më e rëndësishme se të  respektosh rregullat.