Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë

22 Dhjetor 2024, 18:47 | Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 18:48

Mjalti bedunicës është ndër më të kërkuarit , megjithatë konkurrenca e pandershme dhe mjalti i përpunuar mbeten pengesë për bletërritës e kësaj zone. Jo vetëm kaq por edhe mosfunksionimi i pikave grumbulluese për eksport pengon nxjerrjen e të ardhurave nga puna e një sezoni të tërë. Kalvari i problemeve të prodhimit dhe tregtimit të mjaltit, shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

E.H/Shqiptarja.com