Mjekët në Repolitix: 60% e popullsinë është imunizuar nga COVID! Brataj: Në spital nuk ka pacientë të gjendje të rëndë! Alihmehmeti: Kjo periudhë, koha më e mirë për të kryer vaksinimin

29 Korrik 2021, 23:07

'60% e popullatës mund të jetë imunizuar nga COVID, kjo është për shkak të vaksinimit masiv'. Kështu pohuan dy mjekët Skënder Brataj dhe Ilir Alimehmeti të ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Kreu i Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se 80% e grupmoshës që ka rrezikshmërimë të lartë janë vaksinuar, gjë që ndihmon në imunizimin e popullatës.