Mjekët në 'Repolitix' në një zë: Do ta bënim pa hezitimin më të vogël vaksinën AstraZeneca

18 Mars 2021, 22:12

EMA deklaroi sot se vaksina AstraZeneca është e sigurt, e efektshme dhe nuk shkakton trombozë apo mpiksje gjaku. Në emisionin 'Repoltix" në Report Tv po diskutohet pikërisht për AstraZeneca-n, ku një panel mjekësh dhe nga sektori i Shëndetësisë thanë njëzëri dhe me bindje se do të vaksinohen me AstraZeneca pa hezitimin më të vogël.