Mjeku Alimehmeti: Ka filluar rënia e infektimeve nga ‘Delta’! Situata më e lehtë për shtrimet në spital! Falsifikimi i certifikatës së vaksinimit, akt kriminal

24 Shtator 2021, 14:07 | Përditesimi i fundit: 2021-09-24 16:41:22

Në ditët e fundit në vendin tonë, bazuar në shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, rastet e reja të infektimeve kanë një rënie të lehtë. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një intervistë për Report Tv thhotë se ka filluar rënia e lehtë e infektimeve nga ‘Delta’.

‘Rënia nuk është e plotë, por kanë filluar shenjat e para të rënies së rasteve të reja me variantin ‘Delta’. 4 ditët të kësaj jave kemi pasur rënie të rasteve të reja me Delta. Shpresojmë që rënia të vazhdojë.’- tha mjeku Alimehmeti.