Mjeku Gëzim Dauti nga Turqia: Po përdoret masivisht vaksina kineze, janë vaksinuar mbi 9 mln qytetarë!

4 Mars, 22:14 | Përditesimi i fundit: 2021-03-04 22:20:27

Mjeku Gëzim Dauti, në Turqi në një lidhje direkte për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se në Turqi po përdoret masivisht vaksina kinze Sinovac, ku janë vaksinuar mbi 9 milionë qytetarë. Dauti tha se vaksina nuk ka efekte anësore dhe se qeveria turke lidhi marrëveshje për shkak të çmimit, por edhe se Kina është treguar e gatshme që të furnizojë Turqinë.

‘Në përgjithësi këtu deri tani është përdorur Corona Vac që prodhohet nga Kina dhe vaksinat tjera thuajse jo, por nuk janë të ndaluara, thjeshtë për arsye marketingu. Deri tani janë vaksinuar mbi 9 milion, ose 11-12% e popullsisë me Sinovac. Këtu është ndjekur një program vaksinimi që filloi me punonjësit e shëndetësisë, ato që janë më të rriskuar, pastaj të moshuarit, dhe ka filluar edhe vaksinimi i sektorëve me rëndësi për vendin. U vendos me 1 mars që të fillojë të vaksinohen edhe mësuesit e bordet akademike. Pasi po hapen edhe shkollat me mënyrë të kufizuar.  Nuk ka pasur efekte anësore. Turqia në këtë rast si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme që ka krijuar pandemia, nga Ministria e Shëndetësisë në këtë rast për vaksinën Sinovac u dha një leje emergjente e përdorimit. Në këtë rast ngaqë nuk kishte kohë u dha leje emergjente dhe nuk kërkohet një miratim nga bordet FDA. Këtu ka qenë faktor të rëndësishëm marrëveshja që u bë dhe çmimi i vaksinës që ka bërë shteti Turk me Kinën. Duke qenë se Kina është treguar e gatshme për të furnizuar edhe Turqia është fokusuar duke vaksinuar sa më shumë popullsinë e saj duke mos i dhënë rëndësi vendit prodhues. Besoj se nga ky veprim ka dalë fituese Turqia. Deri tani nuk ka pasur asnjë të vdekur, vetëm një rast i rëndë.’- tha mjeku Dauti.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha