Reshjet e shiut në Lezhë/ U përmbytën toka bujqësore e dhjetëra banesa, mbyllet argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

21 Nëntor, 21:48 | Përditesimi: 21 Nëntor, 21:49

Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit, të cilat përmes çarjes kishin depërtuar duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa.

I.M/Shqiptarja.com