Mjetet luksoze të konfiskuara të anëtarëve të organizatave kriminale, Balla: Do t’i kalojnë policisë së Shtetit

3 Janar, 13:38 | Përditesimi i fundit: 2024-01-03 16:29:50

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bën me dije se mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.