Mocion me debat për intervistën e Ramës në Bruksel, Vasili: Ishte strategji për të penguar procesin e integrimit europian! Mos u fshihni pas gishtit me dëngla proceduriale

23 Maj 2022, 10:42

Seanca e sotme plenare ka nisur me shqyrtimin e mocionit për debat të kërkuar nga opozita për kryeministrin Edi Rama. Konferenca e Kryetarëve e ka refuzuar sepse nuk plotësonte formatin e kërkuar, ndërsa në Kuvend do të flasë një përfaqësues i opozitës dhe një i mazhorancës për këtë cështje dhe më pas do të hidhet në votim.

Opozita kërkoi mocion për debat pas intervistës së Ramës në Bruksel ku tha mbeten në pritje të presidencës franceze dhe theksoi se situata e ngërçit nuk do të qëndrojë gjatë pasi do të ndryshojnë kurs.

Në fjalën e tij në Kuvend, përfaqësuesi i opozitës, Petrit Vasili tha se debati me Ramën nuk i shërben opozitës por Shqipërisë. Ndër të tjera thesoi se fjala e kryeministrit ishte provokativ dhe kishte strategji të pengonte procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

"Në këtë moment të procesit të integrimit europian nga kryeministri i vendit në Bruksel në mënyrë jo të papërgjegjshme por me strategji të qartë për ta penguar procesin është bërë një deklarim të rëndë dhe kryeministri ka thënë, po e citoj "Ndërkohë që të gjithë e kanë të qartë, kjo situatë nuk mund të vijojë më gjatë, dhe do të ndryshojmë menjëherë kurs"

Është e qartë për këdo që është thjesht një qëndrim provokativ ndaj një situate, e cila është rënduar jo për faj të europianëve sepse shpesh Kuvendi, mazhoranca, kryeministri kanë folur sikur janë përfaqësues të Europës, i kanë dhënë mend Europës si do të dalë nga problemet e saj sepse problemet tona i kemi dritë e pasqyrë. Po të mos kishte prapaskena të tjera, fjala e Ramës do të ishte debilitet politik. Nuk sheh nga Perëndimi ai. Aksi i tij është nga Lindja dhe rruga e Perëndimit për të kalon nga Beogradi. Këta i thonë vetes edhe rilindje. Sot nevoja për ta bërë këtë debat urgjent nuk ishte në të mirë të opozitës, por të Kuvendit të Shqipëisë dhe për t'u dëshmuar vendimmarrëse të mëdhenj se cila është Shqipëria e vërtetë. Mos u trembni ta bëni këtë debat dhe mos u fshihni pas gishtit me dëngla proceduriale", tha Vasili.

    No videos found.