Mollë të mbushura me fruta të thata në furrë

1 Shkurt 2023, 12:21

Mollë të mbushura me fruta të thata në furrë 

4 mollë

4 ls gjalpë

1 fl verë të bardhë

40 gr konjak

4 ls sheqer

3 ls stafidhe

50 gr stika pishe ose arra

100 gr lajthi ose bajame

Pastrojmë mollët nga bërthamat dhe i vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. Sipër shtojmë verën, konjakun, gjalpin e tretur dhe i spërkasim me sheqer. I vendosim të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. Në 5 minutëshin e fundit të pjekjes i mbushim mollët me frutat e thata të prera hollë.