Momente pas atentatit/ I plagosuri transportohet drejt spitalit me makinën e policisë

6 Mars 2022, 07:02 | Përditesimi: 6 Mars 2022, 07:02

Romeo Meçaj, 33 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Vlorë, në një atentat mafioz pranë stadiumit “Flamurtari”.

33-vjeçari po lëvizte me makinën tip “Land Rover” kur në drejtim të tij u shkrehën plumba kallashnikovi. Si pasojë e të shtënave, makina në lëvizje e të plagosurit përplasi disa mjete në afërsi, ndërsa nuk pati të tjerë të lënduar. Autorët dyshohet se e kanë pritur të fshehur Meçajn pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij.

r.k./Shqiptarja.com