Momenti kur ekzekutohet mafiozi grek, breshëri plumbash zbrazen drejt makinës së tij, atentatori i hap dhe derën e makinës

14 Janar, 19:54 | Përditesimi i fundit: 2024-01-15 15:18:34

Kanë dalë pamjet që tregojnë momentin e ekzekutimit të mafiozit grek, Vangjelis Zabunis në qendër të Athinës. Në pamje, duket 44-vjeçari teksa hyn në makinën e parkuar, ndërsa menjëherë më pas afrohet makina e autorëve. Autori del nga makina dhe qëllon dhjetëra herë drejt Zabunis nga dritarja e makinës së tij. I pamëshirshëm, një nga ekzekutuar hap derën e makinës dhe vazhdon të qëllojë sërish, për të qenë më se i sigurt se viktima ka vdekur.