Monika Kryemadhi 8 apartamente, vilë, 5 dyqane dhe garazhe, mister vlera e pasurive, shiti edhe 10 shtëpi për 900 mijë euro

24 Dhjetor 2021, 21:37 | Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 21:37

TIRANË- Në 8 tetor të 2021, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga fillimi pasuritë në emrin e saj. Dokumenti i pasurisë i firmosur nga Monika Kryemadhi është i paprecedentë, pasi nuk deklaron vlerën e asnjë prej pasurive të paluajtshme. Bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta deklaron në emrin e saj sot 14 pasuri të paluajtshme, konkretisht 8 apartamente, tre njësi tregtare, dy garazhe si dhe vilën e famshme në Gjirin e Lalzit, që të gjitha me vlerë të padeklaruar. Katër apartamente dhe njësitë tregtare janë pjesë e pallatit të Monika Kryemadhit në Laprakë. 

r.k./Shqiptarja.com