Montohet antenë telefonike në taracë, 64 familje të një pallati në Vlorë në protestë: Të ndërhyjë shteti ose e rrëzojmë vetë, është vdekjeprurëse

25 Dhjetor 2021, 11:46 | Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 14:25

64 familje të një pallati në lagjen 'Bashkimi' në Vlorë janë ngritur në protestë kundër vendosjes së antenave telefonike. Banorët kanë protestuar duke kërkuar që punimet e nisura të ndërpriten ndërsa do të veprojnë vetë.

Sipas banorëve këta të fundit nuk janë pyetur dhe nuk është kërkuar leje për vendosjen e antenave,në kundërshtim me ligjin ndërsa vetë ata do të ndërhyjnë, duke i larguar dhe thyer.

r.k./Shqiptarja.com