Mori 4000 euro pasi i premtoi efektivit se do të fitojë gradën nënkomisar, arrestohet pedagogu i Akademisë së Sigurisë! Dosja shkon në SPAK

2 Dhjetor 2021, 14:24

Pedagogu Qetësor Gurra është arrestuar pas hetimit të ndërmarrë nga SPAK pasi akuzohet se ka marrë 4000 euro ryshfet nga një inspektor rrugor, të cilit i kishte premtuar një gradë të pamerituar gjatë provimit në Akademinë e Sigurisë. Në pranga është vënë edhe inspektori Dritan Lelaj. Ata akuzohen për falsifikim dokumentash dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.