Mori flakë linja e tensionit, flasin për Report Tv nxënësit e shkollës në Laprakë: U frikësuam, u fikën dritat! Kjo gjë ka ndodhur edhe vjet

17 Janar 2022, 14:06

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Laprakë, “Ahmet Gashi”,  ka ndjerë të frikësuar nga incidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm me marrjen flakë të linjës së tensionit.

Duke folur për mikrofonin e Report Tv, njëra prej nxënësve të shkollës tregoi se një e ngjashme ka ndodhur edhe një vit më parë.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe vitin e kaluar”, tha njëra prej nxënëseve.

Një tjetër tregoi se u fikën dritat në të gjithë shkollën si pasojë e kësaj shkëndije.

“Ndodhi tek automati. Brenda u fikën dritat gjithashtu, u frikësova shumë, mendova se do të merrte flakë shkolla.” tha njëra prej nxënësve të shkollës ku ndodhi incidenti.

“Unë kisha shumë frikë sepse kisha edhe vëllain e vogël në parashkollor, sepse ne këtu kemi shumë kujtime.”, tha një vajzë tjetër.