Moti i keq/ 8 banesa përmbytura në qarkun e Beratit! Në fshatin Arrës dhe Çiflik 13 ha tokë nën ujë pas daljes së lumit nga shtrati

20 Nëntor, 09:50 | Përditesimi: 20 Nëntor, 09:50

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Si pasojë e këtyre reshjeve 8 banesa në qarkun e Beratit janë përmbytur: konkretisht një në Moravë, bashkia Berat, 5 banesa në bashkinë Dimal në vendin e quajtur Dafinat dhe 2 banesa në fshatin Çiflik.

Në Njësinë administrative Velabisht në fshatin Veterrik vijon të jenë nën prezencën e ujit rreth 80 ha siperfaqe ullishte dhe toka bujqësore për shkak të mos tërheqjes së lumit.

Në fshatin Arrës dhe Çiflik ka dalje të lumit nga shtrati dhe janë përmbytur rreth 13 ha toka bujqësore.

Në bashkinë Poliçan sipas raportimit ka përmirësim të situates në fshatin Bregas dhe Vodicë, ujërat janë duke u tërhequr.

Lidhur me kalueshmërinë e rrugëve, në aksin aksin Berat - Poliçan, në vëndin e quajtur Çezma e Thatë ka rënie inertesh. Grupet e punë në terren për pastrimin e rrugës.

Xh.K/Shqiptarja.com

r.k./Shqiptarja.com