Moti i keq/ Balluku-qytetarëve: Të gjitha akset do të jenë të kalueshme! 5 ditët e ardhshme mos dilni për turizëm, temperaturat do të jenë ekstreme! Kurseni energjinë

21 Janar 2022, 19:06 | Përditesimi i fundit: 2022-01-21 20:26:19

5 ditët e ardhshme nëse keni ndërmend të shkoni në ndonjë udhëtim në ndonjë vend me borë për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku do të duhet ta rimendoni. Në një apel qytetarëve Balluku thotë se temperaturat do të jenë ekstreme.