Moti i keq/ Bien gurë nga Kalaja e Lezhës, rrezikohen kalimtarët dhe banesat

13 Dhjetor 2021, 11:51 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 21:15

Gurët antik të Kalasë së Lezhës janë kthyer në kërcënim për zonën e banuar në anën veriore të kalasë së qytetit të Lezhës. Gurë të tjera kanë rënë nga qafa e Kalasë pas reshjeve të fundit të shiut, duke rikthyer frikshëm fenomenin i cili ka nisur prej të paktën 4 vitesh. Banor të zonës e kalimtar e konsiderojnë situatën e krijuar problematike dhe mjaft të rrezikshme. Ata fajësojnë institucionet përgjegjëse për mungese ndërhyrje, për shmangien e rrëshqitjes së gurëve.

r.k./Shqiptarja.com