Moti i keq, bllokohet aksi Tepelenë-Gjirokastër/ Masivi shtufor bie në rrugë, radhë e gjatë automjetesh

6 Janar, 12:42 | Përditesimi: 6 Janar, 12:42

Bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quqjtur "Shkalla e Zezë".

Një masiv shtufor ka rënë në rrugë duke shkaktuar bllokimin e aksit në fjalë. Kjo ka shkaktuar radhe të gjata pritjeje tek automjetet në të dy anët e rrugës.

Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore për të hequr baltën shtufore.

A.M/Shqiptarja.com