Moti i keq/ Bllokohet rruga Përmet-Çarçovë-Korçë! Lumi Pavël del nga shtrati, gati edhe 'Shushica'! Vjosa rrezikon përmbytjen e 8 banesave! Leli: Do evakuohen

11 Dhjetor 2021, 16:15 | Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 20:47

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë të gjithë vendin, duke shkaktuar edhe problematika në disa zona. Rrëshqitja e dherave ka bllokuar aksin Përmet-Çorovodë-Korçë. Probleme ka edhe në Selenicë, ku në fshatin Balldre 300 banorë janë izoluar për shkak se është dëmtuar ura, rruga e vetme që i lidh ata me Selenicën. Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe ditës së sotme kanë bërë që lumi i Shushicës në Vlorë të fryhet ndërsa një banesë është përmbytur në Këlcyrë.

    r.k./Shqiptarja.com