Moti i keq/ Bllokohet segmenti Peshkopi-Bulqizë, një automjet del nga rruga

25 Nëntor 2023, 12:56 | Përditesimi i fundit: 2023-11-25 13:33:52

Një automjet ka dalë nga rruga në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, si pasojë e motit të keq.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e quajtur “Pishat”.

Po ashtu, Report Tv mëson se ky segment është bllokuar për shkak të reshjeve të shumta të borës dhe ngricave.

Deri më tani, në këtë aks nuk është shfaqur asnjë borë-pastruese, pavarësisht situatës krirtike