Moti i keq/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë të Sarandës, përmbyten 5 banesa e toka bujqësore!

21 Nëntor, 07:43 | Përditesimi: 21 Nëntor, 07:43

Në Çukë të Sarandës janë përmbytur 5 banesa si pasojë e dëmtimit të argjinaturës së lumit Bistricë. Vjosa arrin 8.25 metra në Vlorë. Në fshatin Fitore dhe Novoselë, janë 10 banesa në ujë. Po ashtu ka prezencë uji edhe në tokat bujqësore.

r.k./Shqiptarja.com