Moti i keq/ Çahet argjinatura në lumin Devoll!

8 Janar, 11:52 | Përditesimi: 8 Janar, 11:52

Një sipërfaqe e madhe e tokave bujqësore është përmbytur përsëri në zonën e Maliqit për shkak të çarjes së argjinaturës në një segment në Lumin Devoll. Deri më tani, nuk evidentohet një bilanc i sipërfaqes së përmbytur. Ndërkaq, lumi Dunavec ka arritur maksimumin e nivelit të prurjeve, por nuk ka dalë nga shtrati. Aktualisht, kanë filluar reshjet e dëborës.

A.M/Shqiptarja.com