Moti i keq/ Dëbora zbardh Dardhën në Korçë, nuk ka probleme me qarkullimin

23 Nëntor, 09:17 | Përditesimi: 23 Nëntor, 10:01

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Kështu në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës janë regjistruar reshjet e para të dëborës mbi 1000 m lartësi.

Sipas informacioneve paraprake nuk paraqiten probleme me qarkullimin, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren për mirëmbajtjen e rrugës.

r.k./Shqiptarja.com