Moti i keq, det i çmendur në Durrës! Anijet e vogla tërhiqen të gjitha në mol

27 Nëntor 2021, 09:33

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin autoritetet portuale në Durrës vendosën 2 ditë më parë që ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.

Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit.  Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.