Moti i keq, drejt përmirësimit situata në Berat! Disa banesa në Dimal nën ujë

10 Janar, 12:52 | Përditesimi: 10 Janar, 12:52

Situata me reshjet në qarkun e Beratit po shkon drejt përmirësimit, për shkak të uljes së nivelit të lumit Osum që sot është në kuotat mesatare. Në bashkinë Berat ujërat janë tërhequr nga tokat bujqësore në fshatrat Veterrik e Starovë, problematike situata vijon të jetë në fshatin Çiflik dhe në lagjen "Dafinat", në bashkinë Dimal dhe Guri Bardh. Edhe pse ujërat kanë filluar të tërhiqen nga banesat në lagjen "Dafinat", mësimi në kopësht dhe në gjimnazin "Muhamerr Janina" është ndërprerë, për shkak të prezencës ende të ujit, baltës e llucës në të. Po kështu, oborret e shumë banesave në fshatin Çiflik në Dimal vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Banorët shprehen se, dëmet që ju janë shkaktuar janë të mëdha dhe i bëjnë apel për ndihmë bashkisë Dimal.

A.M/Shqiptarja.com