Moti i keq/ Kolonjë, dëmtohet ura e fshatit Qafzezë, disa fshatra të izoluar

21 Nëntor, 09:35 | Përditesimi: 21 Nëntor, 09:35

Moti i keq i ditëve të fundit ka sjellë dëmtimin e urës së fshatit Qafzezë në Kolonjë, duke e bërë të pakalueshme për makinat.

Fshati Boshanjë dhe të gjithë fshatrat e ish-komunës Çlirim janë izoluar.

Në fshatin Turan të Korçës raportohen përmbytje në dhjetëra banesa për shkak të prurjeve të lumit të Dunavecit.

Sipas banorëve, ka dëme të shumta edhe në bujqësi.

r.k./Shqiptarja.com