Moti i keq/ Korçë, 2 banesa përmbyten në lagjen nr. 6, banorët alarmojnë për mungesën e kanalit kullues

20 Nëntor 2025, 22:36 | Përditesimi: 20 Nëntor 2025, 22:36

Dy banesa në lagjen nr. 6 të qytetit të Korçës janë përfshirë nga uji pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Banorët thonë se kjo situatë përsëritet sa herë ka shi të rrëmbyeshëm, pasi zona nuk ka një kanal kullues funksional që të shmangë grumbullimin e ujërave.

I.M/Shqiptarja.com