Moti i keq/ Kreu i Emergjencave Civile në Fier: Dëme në shumë shtëpi, grupet e punës në terren! 150 ha tokë bujqësore nën ujë

13 Dhjetor 2021, 12:05 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 12:05

Drejtori i Emergjencave Civile në Fier, Maksim Zaka, deklaroi se aktualisht janë 150 hektarë tokë bujqësore që janë nën ujë. Ai theksoi se ka edhe shtëpi të cilave iu është futur uji në oborr, ndërsa në disa prej tyre edhe në katin e parë. Sakaq, ai theksoi se janë ngritur disa grupe pune të cilat kanë dalë në terren për të bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

 

r.k./Shqiptarja.com