Moti i keq/ Lezhë, vijon puna për mbylljen e argjinaturës në lagunën e Vainit, rritet sipërfaqja e përmbytur

20 Nëntor, 19:28 | Përditesimi: 20 Nëntor, 19:28

Në lagunën e Vainit vijon operacioni i ndërlikuar për mbylljen e argjinaturës e cila pësoi shkarje mbrëmjen e së mërkurës. Sipërfaqja e përmbytur është rritur, ku disa banesa janë izoluar dhe rrugët janë bërë të pakalueshme në zonën e Myltes dhe Barbullojës. Banorët shprehen mjaft të shqetësuar, pasi niveli i ujit po vjen gjithnjë në rritje, ndërsa kanë pësuar dëme në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

I.M/Shqiptarja.com