Moti i keq/ Lumi Vjosa del nga shtrati në Urën e Miflolit, pamjet me DRON

20 Nëntor, 11:58 | Përditesimi: 20 Nëntor, 11:58

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit ka bërë që lumi Vjosa të arrijë kuotën maksimale dhe të dalë nga shtrati në zonën e tregut pranë Urës së Mifolit, duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore.

Aktualisht këto pamje me dron tregojnë edhe situatën me lumin Vjosa ( të filmuara në Novoselë pranë Urës së Mifolit), teksa grupet e punës ndodhen në terren për monitorimin e situatës.

r.k./Shqiptarja.com