Moti i keq/ Lumi Vjosa del nga shtrati te tregu pranë Urës së Mifolit, niveli i ujit arrin në 6.8 m! Bllokohet edhe rruga Kotë-Sevaster në fshatin Vajzë të Vlorës

7 Janar, 07:24 | Përditesimi: 7 Janar, 07:24

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme kanë shkaktuar një situatë mjaft problematike. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.

A.M/Shqiptarja.com