Moti i keq/ Masivi shkëmbor bllokon aksin rrugor Lezhë–Rubik

6 Janar, 15:51 | Përditesimi: 6 Janar, 15:51

Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitjen e një masivi shkëmbor, duke sjellë bllokim të aksit të vjetër rrugor Lezhë–Rubik.

Bllokimi i rrugës ka ndodhur prej orëve të paradites dhe ende nuk ka asnjë ndërhyrje në terren nga strukturat përgjegjëse, duke penalizuar lëvizjen e banorëve.

A.M/Shqiptarja.com